Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues EURO 2024.
Dardanët do të duelojnë me kombëtaren e Zvicrës, të cilët ende nuk kanë siguruar kualifikimin.
E Kosova ndonëse me gjasa shumë të vogla, matematikisht ndodhet ende në lojë për një kualifikim, raporton Sinjali Sporti.
Kosovës i duhen sonte tre pikët ndaj Zvicrës, dhe të shpresojë që Rumania të marrë së paku një pikë ndaj Izraelit.
Ndërkohë që në xhiron e fundit, Kosova duhet të fitojë si vendase ndaj Bjellorusisë, ndërsa Rumania ta mposht Zvicrën.
Zvicra dhe Rumania i prijnë grupit I me 16 pikë, e ndjekur nga Izraeli me 12 dhe Kosova e katërta me 10.
Kosova ka arritur dy fitoret e para të grupit në dy duelet e fundit, ndaj Andorrës dhe Izraelit, dhe sonte do të kërkojë të tretën radhazi për të mbajtur ende gjasat në lojë për kualifikim.
Zvicra ndërkohë ndeshjen e fundit barazoi në fund ndaj Izraelit, duke e regjistruar barazimin e katërt në pesë duelet e fundit në grup, duke e rrezikuar kështu edhe kualifikimin për më tej.