Ekipi i të rinjve i mundjes i ka shpëtuar tërmetit në Turqi. Ata tashmë janë kthyer në Kosovë.
Kështu bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Ekipi ynë ndodhej në qytetin Kahramanmarash, ku ndodhi tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga KOK.
Gjashtë anëtarët e ekipit po merrnin pjesë në turneun “12 February”, ndërsa fatmirësisht kishin shpëtuar pa lëndime përkundër dëmtimeve të hotelit ku po qëndronin, derisa ndërtesat dhe hotelet përreth ishin rrënuar.
Tërmeti i shkallës 7.8 ballë e ka goditur Turqinë dhe Sirinë orët e para të së hënës.
Si pasojë e këtij tërmeti kanë vdekur mbi 7 mijë persona.