Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani ka treguar se si është shpëtuar jeta e një 7-vjeçari nga mbytja në Durrës. Ngjarja ka ndodhur tek Shkëmbi i Kavajës.
Basri Lenjani, drejtor i emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka treguar se si është shpëtuar një 7-vjeçar në plazhin e Durrësit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka dëgjuar disa bërtitma të familjarëve për shkak të një aksidenti të një fëmije. Thotë se fëmija ishte goditur nga rryma e që u shpëtua nga mjekët.
Postimi i tij i plotë:
Të shpëtohet një jetë fëmiu s’ka gjë më të bukur
Në mesditë ne plazhin e Durrësit tek Shkëmbi i Kavajës ndodh një ngjarje aksidentale kur fëmiu 7 vjeçar pëson goditje nga rryma elektrike.
Ndëgjojë bërtimat e familjarëve,vrapojë menjeherë te shoh se çka po ndodhë dhe pa humbur kohë marrë masat e menjëhershme duke larguar nga zona e rrezikshmërisë fëmiun e aksidentuar,duke vendosur viktimën në një zonë më të sigurt.
Fillojë menjëherë me masat emergjente specifike BLS-ABC tek goditja elektrike në vendin e ngjarjes: për 1 minutë vlerësim i shpejtë i shenjave jetësore 5 minuta BLS-ABC dhe pas stabilizimit të shenjave jetësore 4 minuta transport me kujdes deri në njësinë e kujdesit urgjent afër plazhës. Pas vlerësimit nga stafi mjekësor i njësisë të ndihmës së parë fëmiu urgjent tranportohet në spitalin e Durrësit për trajtim të mëtutjeshëm.
Përgëzojë stafin mjekësor të njësisë së Durrësit për profesionalizëm dhe qasje të shpejtë emergjente.
Ju falenderojë shumë kolegë dhe urojë suksese në vazhdimësi në profesionin tuaj të shenjtë