image Shpëtohet jeta e 64-vjeçarit në QKUK, mjekët ia nxjerrin copën e mishit të mbetur në fyt

Kosovë

Shpëtohet jeta e 64-vjeçarit në QKUK, mjekët ia nxjerrin copën e mishit të mbetur në fyt

news image

Një pacienti 64 vjeçar, ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ka shpëtuar jetën, pasi të njëjtit një copë e mishit pas gëlltitjes ia kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Përmes intervenimit me Bronkoskop, pacientit menjëherë i largohet copa e mishit, si “trup i huaj”.

Kjo copë e mishit ishte aspiruar gjatë ngrënies.

Procedura u perballua lehtë dhe u krye në mënyrë profesionale.

Pacienti u kursye nga intervenimet me të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë.

/GazetaSinjali/