Rreth orës 14:30, katër turistë polakë kanë rënë në kanionet e Gjipesë.
Në orët e mbrëmjes, helikopteri ka arritur të nxjerrë dy prej turistëve, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë nuk ka mundur të evakuojë dy të tjerët.
Aktualisht, operacioni po vijon nga toka, me angazhimin e alpinistëve, efektivëve të FNSH-së dhe forcave zjarrfikëse, shkruan A2CNN.
Njëri prej turistëve, i cili ka pësuar dëmtime, pritet të nxirret me barrelë nga ekipi i kërkim-shpëtimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!