image Shpëtohen 9 pushues që po mbyteshin në Shëngjin

Shqipëri

Shpëtohen 9 pushues që po mbyteshin në Shëngjin

news image

Nëntë persona rrezikuan të humbnin jetën gjatë ditës së sotme në plazhin e Shëngjinit për shkak të valëve dhe rrymave të fuqishme të ujit. Mirëpo ata janë shpëtuar nga pushuesit e tjerë që gjendeshin aty pasi që të njëjtit formuan një ‘litar’ për t’i nxjerrë ata nga uji.

Infermieri kosovar Fitim Havolli ka postuar në Facebook pamjen e organizimit dhe të nxjerrjes nga uji të pushuesve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot nga valët dhe rrymat e fuqishëme të detit në njërën nga pllazhat e Shqipërisë,po mos të u organizojshëm si në video humbshin jetën 9 pushues.

Fal Zotit dhe organizimit dorë me dorë dhe me litarë  nga gjithë pushuesit arritëm ti nxerrim të gjallë familjarët e tyre që veq e kishin humbur betejën në raport me ujin.

Ishte një moment i hidhur por edhe i gëzueshëm për gjestin dhe guximin e gjithve pushesëve!”, ka shkruar ai në Facebook.

/Gazeta Sinjali/