Zhvillimet e fundit të ndodhura në veri të vendit, kanë bërë që telefonatat e takimet e ndërkombëtarëve me Kurtin e Vuçiqin të shpeshtohen. Një telefonatë sot u zhvillua edhe në mes të dërguarit special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se me Peach ka zhvilluar një bisedë përmbajtjesore dhe të hapur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën në rajon.
“E falënderova për mirëkuptimin e tij për pozicionin tonë, si dhe për vlerësimin objektiv të situatës së re, dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po pengojnë rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve, por se Serbia mbetet e vendosur në politikën e saj të ruajtjes së paqes dhe paqes dhe stabiliteti në rajon pavarësisht provokimeve”, ka shkruar Vuçiq.