Policia po qëndron në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm më herët në Zubik Potok.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit, ndërsa uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë forca të shtuar të Policisë së Kosovë të cilët po merren me rastin.