image Shpërthimi në Zubin Potok, kryeministri Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë

Kosovë

Shpërthimi në Zubin Potok, kryeministri Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë

news image

Pas shpërthimit të sotëm në Zubin Potok, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se menjëherë tani do të takohet me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

Ai po ashtu tha se do të mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Menjëherë pas kësaj konferencë, unë do të takoj edhe komandantin e KFOR-it dhe do të mbajmë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media që është duke e mbajtur në këto orë të vona.

/GazetaSinjali/