image Shpërthimi në Tetovë/ FSK-ja i ofron ndihmë autoriteteve maqedonase

Kosovë

Shpërthimi në Tetovë/ FSK-ja i ofron ndihmë autoriteteve maqedonase

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas shpërthimit që ka ndodhur mbrëmë në spitalin modular në Tetovë, ku mbetën të vdekur dhjetëra persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se u ka ofruar mbështetje me të gjitha kapacitetet që posedon Kosova, autoriteteve Maqedonase për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë.

Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën!

Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.

Familje të viktimave dhe të lënduarëve, në këto momente shumë të rënda, jemi me Ju!. /Gazeta Sinjali/

May be an image of road