Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e vona të natës së Vitit të Ri në Prizren, ku si pasojë e fishekzjarreve të përdorura, një person ka marrë lëndime trupore teksa zjarri është përhapur edhe në disa lokale dhe ndërtesa përreth, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqti.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën “Ahmet Prishtina”.
Personi i lënduar është dërguar fillimisht në Emergjencë teksa më pas është nisur drejt QKUK-së në Prishtinë për të vazhduar tretmanin.
Tutje bëhet e ditur nga Policia se dëme janë shkaktuar edhe në objektet dhe automjete të parkuara në afërsi ku kishte ndodhur incidenti.
Të gjithë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë më zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
/GazetaSinjali/