Një shpërthim ka ndodhur jashtë aeroportit të Kabulit, ka konfirmuar Pentagoni.
Ende nuk është e qartë nëse ka pasoja.
“Nuk dihet nëse ka viktima dhe të lënduar. Ne do të japim detaje shtesë posa të kemi mundësi”, ka shkruar zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një postim në “Twitter”.