image Shpërthen Wembely pas golit spektakolar në finale të Kupës angleze

Futboll

Shpërthen Wembely pas golit spektakolar në finale të Kupës angleze

news image

Chelsea po përballët me skuadrën e Leicester Cityt në finale të Kupës FA shkruan Sinjali Sport.

Ka ndryshuar rezultati në Londër, në të mirë të “dhelprave” 0-1.

Youri Tielemans realizoi një gol spektakolar, që i ndezi fansat e Leicesterit duke i ngritur të gjithë në këmbë.

“Blutë” kanë rastin për të fituar trofeun e parë këtë sezon nën urdhrat e menaxherit, Thomas Tuchel, por së pari duhet ta kalojnë sfidën e quajtur Leicester City.

Për Leicesterin, kjo është hera e parë që arrijnë në finale dhe kanë një mundësi të artë për të shkruar historinë e klubit.

Ky nuk do të jetë takimi i fundit mes këtyre skuadrave për këtë edicion, pasi që në ligë do të ballafaqohen në ndeshjen e ardhshme, ku do të përballen për pozitën e tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/