Odisha Lindore raporton që më shumë se 82 fëmijë më të vegjël se 5-së vjeç në Indi, kryesisht në pjesën jugore janë të infektuar me një virus të ri, i quajtur “gripi i domates” për shkak të formimit të pikave të kuqe në lëkurë që u ngjasojnë domateve. Gjithashtu infektime ka edhe tek fëmijët e moshës 1 deri në 9-të vjeç.
Simptomat fillestare të virusit ngjasojnë me infeksione të tjera virale, ku përfshihen: temperaturë e lehtë, oreksi i dobët, ethe, plagë në gojë, skuqje të lëkurës dhe dhimbje fyti.
Këto plagë zakonisht gjenden në gjuhë, mishin e dhëmbëve, brenda faqeve, shputave, raporton Independent.
Zyrtarët njoftojnë që nëse fëmijët shfaqin simptomat e lartëpërmendura duhet të izolohen menjëherë për një periudhë kohore 5-7 ditë për të parandaluar përhapjen e infeksionit.