image Shpërthen raketa e Blue Origin gjatë testimit në Florida – kompania e Jeff Bezos nis hetimet

Botë

Shpërthen raketa e Blue Origin gjatë testimit në Florida – kompania e Jeff Bezos nis hetimet

news image

Një raketë e kompanisë hapësinore Blue Origin, e themeluar nga Jeff Bezos, ka shpërthyer gjatë një testimi në platformën e lëshimit në Cape Canaveral të Floridas, duke shkaktuar alarm tek autoritetet dhe ekipet emergjente.

Incidenti ka ndodhur gjatë një “hotfire test”, procedurë standarde ku motorët e raketës aktivizohen para lëshimit, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes kanë treguar një shpërthim të fuqishëm dhe formimin e një reje të madhe zjarri.

Blue Origin ka konfirmuar ngjarjen duke e cilësuar si “anomali gjatë testimit” dhe ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit janë të sigurt dhe janë evakuuar në kohë.

Themeluesi i kompanisë, Jeff Bezos, tha se prioritet mbetet siguria e stafit dhe zbardhja e plotë e shkaqeve të incidentit, ndërsa ekipet teknike kanë nisur hetimet.

Autoritetet amerikane dhe Forcat Hapësinore të SHBA-së po bashkëpunojnë me kompaninë për të analizuar të dhënat dhe për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Sipas njoftimeve zyrtare, nuk ka rrezik për publikun, ndërsa incidenti ka ndodhur gjatë përgatitjeve për një lëshim të ardhshëm raketor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/