image Shpërthen gypi në Pallatin e Drejtësisë – ujë përfshin ambientet e brendshme në Prishtinë

Siguri

Shpërthen gypi në Pallatin e Drejtësisë – ujë përfshin ambientet e brendshme në Prishtinë

news image

Një incident është regjistruar sot në objektin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku si pasojë e shpërthimit të një gypi uji, ndërtesa është përfshirë nga vërshimi i ujit.

Ngjarja ka ndodhur brenda hapësirave të Gjykatës Themelore, që funksionon në këtë objekt, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë sasi të mëdha uji në korridore dhe ambiente të brendshme.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse janë shkaktuar dëme materiale apo nëse është ndikuar funksionimi i rregullt i institucioneve që operojnë brenda ndërtesës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/