image Policia e kap 22 vjeçarin duke shpërndarë kokainë në Shkodër

Rajon

Rajoni/ Policia e kap 22 vjeçarin duke shpërndarë kokainë në Shkodër

news image

Algert Caushi, 22 vjeçari nga Shkodra është arrestuar pasi është kapur me mototçikletë me 20 doza me lëndë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit kokainë.

22 vjeçari u arrestua në lagjen nr.1 në rrugën “Gjergj Arianiti”, ku u zu në flagrancë nga policia dhe grupi i Forcave për Ndërhyrje të Shpejtë.

Pas kontrollit fizik, policia i ka gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, të cilat dyshohet se do i shpërndante.

Policia e Sarandës është duke vazhduar hetimet ndah Algert Caushi, ndërkohë që lëndët e konfiskuara i janë përcjellë prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Gazeta Sinjali/