image Shpërfillen masat e Qeverisë, autobusi Ferizaj-Shtime stërmbushet me udhëtarë

Sociale

Shpërfillen masat e Qeverisë, autobusi Ferizaj-Shtime stërmbushet me udhëtarë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar masat e reja kundër përapjes së koronavirusit në Kosovë. Njëra ndër masat është edhe për transportin publik.

Sipas MSH-së transporti publik duhet të funksionojë me kapacitet të përgjysmuar të udhëtarëve, gjë që nuk po shihet në një autobus të linjës Ferzaj-Shtime.

Megjithatë , në fotografi po shihet se në këtë autobus është një numër i madh i udhëtarëve, të cilët nuk po mbajnë maska.

Nga dje qytetarët e Komunës së Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Vushtrrisë duke filluar nga sot në ora 21:00  nuk do të lejohen të lëvizin deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Në mesin e këtyre masave do të jetë edhe mbyllja e bizneseve nga ora 21:00 e mbrëmjes, në mesin e tyre edhe kafeteritë./GazetaSinjali/