Një grua që kaloi 35 vjet në burgun e Nevadas për një vrasje që nuk e kishte kryer, do të dëmshpërblehet me 3 milionë dollar për burgun e padrejtë.
Cathy Ëoods, 68 vjeçe, do të vazhdojë të kërkojë nëpërmjet avokatëve akoma më shumë dëmshpërblim, madje edhe nga dedektivët që ajo akuzon se kanë fabrikuar provat kundër saj ndërkohë që kishte qenë paciente në spitalin mendor të Luzianës në 1979, sipas avokates së saj Elizabeth Ëang.
Ëoods u lirua nga burgu në 2015 kur dolën në dritë prova të reja për vrasjen e 1976 të një student të kolegjit në Oregon. 68-vjeçarja që jeton tashmë me të afërmit e vet në qytetin Anacortes, ka qenë gruaja që ka vuajtur më shumë burg në historinë e SHBA, padrejtësisht.
“Edhe pse asnjë sasi parash nuk kompenson atë që ka kaluar klientja ime, të paktën kjo shumë do të përdoret për kujdesin e saj” thotë avokatja