image Shpërblehet besnikëria e qenit, punësohet pasi vizitoi çdo ditë një dyqan në Brazil

Kuriozitete

Shpërblehet besnikëria e qenit, punësohet pasi vizitoi çdo ditë një dyqan në Brazil

news image

Një qen në Brazil i gjeti vetes një punë e madje u birësua vetëm duke u shfaqur çdo ditë në dyqanet e Hyundait.

Stafi i një pike të Hyundait çdo ditë takonte një qen para derës. Fillimisht, menduan se ishte diçka e përkohshme, por qenushi, së shpejti u bë miku i tyre i përditshëm.

Me kalimin e kohës, kjo u bë e dukshme – qeni e vizitonte lokalin përditë.

Pronari i kësaj pike vendosi ta punësojë qenin. Madje, i dha edhe kartën e identitetit.

Në muajin maj, atë e birësuan dhe historia e tij nisi të bëhej virale në rrjetet sociale në fillim të kësaj jave, kur pika zyrtare e Hyundait në Brazil publikoi imazhet e para të qenit në llogarinë e tyre në Instagram. /Gazeta Sinjali/