Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që Kuvendi të shpërbëhet më 22 gusht. Po atë ditë do të votohet edhe për marrëveshjen IPA. Për këtë kanë rënë dakord përfaqësuesit e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit. Data 22 gusht, siç u tha nga anëtarët e kryesisë, u vendos për shkak të kërkesës së BE-së për përgatitjen e misionit vëshgues të zgjedhjeve.
Sipas këtij vëndimi të kryesisë dhe bazuar në afatet kushtetuese, presidenti Hashim Thaci duhet t`i shpallë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh. Rrjedhimisht i bie që zgjedhjet mund të mbahen në javën e parë të tetorit.
Por a është largët kjo datë për shpërbërjen e Kuvendit, kësisioj edhe për mbajtjen e zgjedhjeve.
Njohësit e rrethanave politike në Kosovë ndajnë mendime të ndryshme. Analisti Naim Rashiti, thotë se kryesia vendosi drejtë për datën 22 gusht që të shpërbëhet Kuvendi.
“Jo shpërndarja nuk eshte e vonuar. Me rëndësi është që Kuvendi po i merr hapat e duhura në këtë drejtim pas që para se të shkoj kjo lëgjislaturë ka dicka shumë të rëndësishme ne nderkohe, kalimin e marrëveshjes së IPA-s dhe marrëvedhjen me Bankën Botërore. Edhe ashtu zgjedhjet nuk do ishin mbajtur ne gusht apo javën e parë të shtatorit”, ka thënë Rashiit për gazetën Sinjali.
Rashiti vlerëson se partitë politikë që ishin në koalicion para zgjedhor PANA, treguan guxim kur nuk i dërguan presidentit Thaci, emrin për ndonjë mandatar të ri. Ai thotë se zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor.
“Eshtë veprim i drejtë e i guximshëm i partive ne koalicion, PDK, Nisma dhe AAK edhe pse kjo e fundit i ka shpallur zgjedhjet qysh me doreheqjen e kryeminsitrit Haradinaj. Pas kësaj Kuvendi shpërndahet dhe i krijon kushte presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme te cilat unë besoj se do të mbahen më së largu më 29 shtator apo 6 tetor”, ka thënë Rashiti për Sinjalin.
Analisti tjetër Imer Mushkolaj, thotë se koha deri tek shpërbërja e Kuvendit mund të shfrytëzohet për pazare politike.
“Shpërbërja e Kuvendit ka mund të bëhet edhe më herët. Kjo kohë mund t’ju shërbejë deputetëve për të miratuar ndonjë ligj të nevojshëm, por mund të shfrytëzohet edhe për pazare politike, respektivisht përpjekje për të krijuar një qeveri të mundshme teknike”.
Edhe Mushkolaj thotë se zgjedhjet do të mbahen më së largu më 6 tetor.
“Nëse Kuvendi shpërbëhet më 22 gusht, atëherë datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 29 shtatori ose 6 tetori”.
Për vendimin e kryesisë së Kuvendit, që 22 gushti të jetë data e shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe deputeti në largim i Kuvendit të Kosovës Ilir Deda. Përmes një shkrimi në profilin e tij në FB, Deda ka thënë se kjo datë nuk përputhet me deklarimet publike të përfaqësuesve politik për mbajtjen e shpejtë të zgjedhjeve.
Deda ka thënë se nëse vërtetë duan zgjedhje të shpejta, Kuvendi mund të shpërbëhej edhe nesër.
“‘Sa më parë të shkojmë në zgjedhje’ e thënë prej të gjithëve nuk po përputhet shumë me vendimin për shpërbërje të Kuvendit me 22 gusht. Kuvendi mund të shpërbëhet edhe nesër me 6 gusht, nëse me të vërtetë ‘sa më parë’ duhet të shkojmë në zgjedhje. Hajgare”, ka shkruar deputi Ilir Deda në FB. /Sinjali/