image Shpenzoi 870 euro për karburante, ky është arsyetimi i Duda Balje

Politikë

Shpenzoi 870 euro për karburante, ky është arsyetimi i Duda Balje

news image

Gjatë ditës së sotme u raportua për shpenzimet që kanë bërë deputetët e Kosovës për karburante, e në mesin e tyre ishte edhe deputetja Duda Balje, e cila për periudhën nëntor-dhjetor, ka shpenzuar 870 euro për karburante.

Balje ka folur për këto shpenzime në Klan Kosova, ku ka thënë se një gjë e tillë është e vërtetë mirëpo se kjo ka ndodhë për shkak se udhëton çdo ditë nga Prizreni në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo është e vërtetë. Publikohet raporti çdo muaj dhe është në bazë të rregullores së Kuvendit të cilën e kanë votu në vitin 2008, që nga atëherë e deri më tani nuk kanë ndryshu rregullat. Ne jemi më larg se 60 km dhe i marrim nga 30 euro per prezencë në seancë. Unë jam prezente në secilin komision, dmth unë udhëtojë praktikisht çdo ditë Prizren-Prishtinë, andaj i kam marrë ato para.”, ka thënë Balje.

Në lidhje me shpenzimet që kanë bërë deputetët e Kosovës ka pasur reagime të shumta. /GazetaSinjali/