Në rrugën që lidhë Fakultetin Ekonomik me Bibliotekën Kombëtare ka kohë që ka shpërthyer kanalizimi. Studentët bashkë me qytetarët e tjerë nga e gjithë Kosova që frekuentojnë këtë rrugë, janë të detyruar ta nuhasin kundërmimin.
Fotografinë për Sinjalin e ka dërguar një sinjalizues, i cili ka theksuar se ky problem ka vite që nuk është sanuar.
Në gjithë këtë kaos, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zgjedhur që të merret me fushatën zgjedhore dhe jo me punët e Komunës.
Ndryshe, ky problem është adresuar edhe në të kaluarën nga qytetarët në adresë të komunës, por kjo e fundit nuk ka ndërmarrë asgjë./Sinjali/