image Shpend Ahmeti thotë se pas orës 21:00 do të ketë inspektime të rregullta në kafiteri e lokale afariste

Kosovë

Shpend Ahmeti thotë se pas orës 21:00 do të ketë inspektime të rregullta në kafiteri e lokale afariste

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pas orës 21:00 në kryeqytet do të vazhdojnë inspektimet e rregullta në kafiteri e lokale afariste, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto inspektime do të bëhen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve si masë parandaluese ndaj koronavirusit.

“Pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 si masë parandaluese për #covid19, kanë filluar edhe inspektimet e kafeterive dhe lokaleve afariste. Inspektimet do të jenë të rregullta dhe do të vazhdojnë derisa është në fuqi ky vendim. Falenderojmë ekipet e Drejtorisë së Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Ahmeti në faqen zyrtare në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3106930442710115