Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një reagimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka shkruar për parandalimin e koronavirusit duke kërkuar që qytetarët të qëndrojnë brenda në shtëpi.
“Rri N’shpi, e mbroni edhe vetën edhe të tjerët. Nuk është koha me minimizu rrezikun e as me tregu trimëri”, është shprehur Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu ka theksuar që kjo masë e parandalimit është duke u treguar efektive në çdo shtet.
“Fakti që je i ri ndoshta nuk të rrezikon ty por mund të jetë fatal për të tjerët”, tha ai./ Gazeta Sinjali/