Shpend Ahmeti ka vazhduar të mbajë inatin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin edhe në fjalimin e këtij të fundit në marshin “Një popull për drejtësi”, ku kërkohej zbardhja e vdekjes së Astrit Deharit.
Sinjalizuesit i kanë thënë Gazetës Sinjali, se Ahmeti është larguar nga ky marsh para se Albin Kurti të marr fjalën para objektit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Ai është parë duke u larguar me disa shoqërues të tij, ndërsa Albin Kurti po bëhej gati për të mbajtur fjalimin e tij, lidhur me vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit.
Raportet mes Ahmetit dhe Kurtit nuk kanë qenë të mira që nga largimi i tij nga VV së bashku me 12 ish-deputetë të tjerë, për t’iu bashkuar PSD-së.
Sot janë bërë tri vite që nga vdekja misterioze e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku ishte duke u mbajtur nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Rasti i Astrit Deharit është përcjell me kontradikta të shumta, ndërkohë raporti i fundit i Institut të Zvicrës, hedhtë poshtë çdo mundësi që Astrit Deharit të jetë vetëvrarë në qelinë e tij./Gazeta Sinjali/