image Shpend Ahmeti reagon për tubimin e djeshëm të VV-së në shesh: I pamatur dhe i rrezikshëm

Kosovë

Reagim/ Shpend Ahmeti reagon për tubimin e djeshëm të VV-së në shesh: I pamatur dhe i rrezikshëm

news image

Dje në sheshin kryesor të Prishtinës një numër prej 500 personave të cilë janë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Qeverisë Kurti janë grumbulluar, siç kanë thënë, për të bërë prova nëse mund të realizojnë protesta në kushte pandemie. Ndaj një organizimi të tillë dje nuk ka reaguar as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë e as kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Pas kritikave për mos reagim lidhur me një zhvillim të tillë ka reaguar sot kryetari i Prishtinës i cili thotë se mos reagimi si Komunë mund të jetë një gabim politik por assesi ligjor.

“Mos reagimi jonë si Komunë mund të jetë gabim politik, por asessi gabim ligjor. Dhe për këtë përgjegjësi politike kam unë sepse të gjithë presin në komunë që në raste të tilla unë të reagoj. Mos reagimi i IKSHP e cila në aspektin shëndetësor ka reaguar edhe për persona në Prishtinë gjatë shpërndarjes së ndihmave duhet të na tregojë për rrezikun e mbledhjes së 500 personave. Mos reagimi i policisë (me kaq informata sa i kam) ka të bëjë me moszbatimin e vendimeve të institucioneve në lidhje me qarkullimin dhe mbledhive në shesh. Më duhet këtu të them që Policia e Kosovës për mua ka qenë ndër institucionet më profesionale me të cilët kemi pas punë gjatë kësaj pandemie. Pra, nuk kam asnjë vërejtj”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Më tej, ai shton se pavarësisht se kush ka qenë organizatori, organizimi i një tubimi të tillë në situatën aktuale ku gjendet Kosova është i rrezikshëm dhe në kundërshtim me të gjitha rekomandimet që janë dhënë nga qeveria./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159824621897166