image Shpend Ahmeti reagon pas aksidentit në Prishtinë

Kosovë

Komuna/ Shpend Ahmeti reagon pas aksidentit në Prishtinë

news image

Pak më parë një kamion ka shkaktuar një aksident të madh.

Kamioni që mori hov duke dalur në korsinë e kunvdërt të rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet, mori me vete disa vetura.

Për këtë aksident ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke treguar detajet.

Ahmeti thotë se dy persona janë lënduar.

“Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të qytetit në rrugën Agim Ramadani kur një kamion është përplasur me disa vetura. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërsa menjëherë kanë intervenuar edhe dy ekipe të Urgjencës së Komunës tonë dhe për fat të mirë lëndimet nuk janë të rënda. Raportohet për dy persona të lënduar. Besoj se do të zbardhen të gjitha detajet në ditët në vijim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Sinjali