image Shpend Ahmeti propozon mbyllje totale të Kosovës për një javë

Kosovë

Shpend Ahmeti propozon mbyllje totale të Kosovës për një javë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar që Kosova të mbyllet për një javë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ahmetit, nëse Kosova mbyllet për një javë, atëherë kjo do të ndikonte që numri i të infektuarve të bie.

“Të shkojmë në mbyllje totale për një javë në gjithë vendin, o të mos bëjmë hajgare me këto masa. Nuk ka kuptim që dikush i Kaçanikut të mos mund të vjen në Prishtinë në 07:00 e mund të shkojë në Shkup. Masat ose vlejnë për krejt Kosovën e ta mbyllim krejt vendin për një javë në mënyrë që të ngadalësojmë përhapjen”, tha Ahmeti në Rubikon.

Masat të cilat janë aktualisht në fuqi, Ahmeti i vlerëson si “hajgare” dhe të “kota”.

“I kam thënë Zemajt se njerëzit kanë menduar se po i kundërshtoj masat, por unë i kundërshtoj masat qesharake. Nuk është vetëm Prishtina keq por e gjithë Kosova. Nga 800 raste sot në Kosovë 350 janë në Prishtinë. Këto numra do të vazhdojnë sepse masat janë hajgare”.

Kujtojmë që javën e kaluar Qeveria e Kosovës i ka kategorizuar komunat në tri grupe sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit:

  1. Komunat me rrezik të ulët – deri në 75 persona të infektuar per 100,000 banorë brenda një jave (kategorizohen me ngjyrë të gjelbër);
  2. Komunat me rrezik te mesëm – nga 76-150 persona të infektuar per 100,000 banorë brenda një jave (kategorizohen me ngjyrë të verdhë);
  3. Komunat me rrezik të lartë – mbi 150 persona të infektuar per 100,000 banorë brenda një jave (kategorizohen me ngjyrë të kuqe).

/Gazeta Sinjali/