Anise tash e dy javë Prishtina është në karantinë si shkak i situatës me pandeminë Covid-19, kryeqyteti sonte u gjallërua nën tingujt e këngëtarit Sabri Fejzaullahut, i cili mbajti koncert live për prishtinasit dhe tërë qytetarët e Kosovës, nga stadiumi “Fadil Vokrri”.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, deklaroi se koncerti i sontëm përcolli lot, emocione, knaqësi por mbi të gjitha ngritje morali, solidaritet dhe shpresë, shkruan GazetaSinjali.
“Lot, emocione, kënaqësi por mbi të gjitha ngritje morali, solidaritet e shpresë. Axha Sabri, sonte e gjithmonë Prishtina të ka zemër! E ty Prishtinë vec Dashni! #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti./GazetaSinjali/