image Shpend Ahmeti njofton se së shpejti fillojnë punimet në qendër të Prishtinës

Kosovë

Shpend Ahmeti njofton se së shpejti fillojnë punimet në qendër të Prishtinës

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar së gjatë ditës së djeshme është nënshkruar kontrata për parkingun nëntokësor tek Fakulteti i Filologjisë.

Ai ka thonë se ky investim do të kushtojnë 10 milionë euro, ndërsa ndërtimi fillon së shpejti.

“Pas një procedure mbi një vjeçare, dje kemi nënshkruar kontratën e partneritetit publiko-privat të parkingut nëntokësor me mbi 700 vendparkime të Fakulteti Filologjik. Në të njëjtën kohë për vitin 2020 kemi ndarë buxhetin për rritjen e parkut te gjelbërt para Fakultetit deri te Katedralja me një korsi të rezervuar për autobusë.

Parkingu me një investim mbi 10 milion euro do të fillojë ndërtimin së shpejti ndërsa punimet do të zgjasin 18-24 muaj”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/