Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka njoftuar se qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor, shkruan Gazeta Sinjali.
Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, zbatimi i të gjitha masave mbrojtëse kundër COVID-19, do të jenë në fuqi.
“Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/