image Shpend Ahmeti me një kërkesë për qytetarët e Prishtinës për shkak të motit

Kosovë

Moti/ Shpend Ahmeti me një kërkesë për qytetarët e Prishtinës për shkak të motit

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar pas reshjeve të borës dhe vështirësitë që sjell ajo në komunikacion.

Ai gjithashtu ka dhënë edhe numrat e emergjencës për të gjithë ata që kanë nevojë, njofton Klan Kosova.

“Të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të reshjeve të cilat kanë qenë të paralajmëruara. Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme ju lusim për kujdes në rrugë. Për çdo emergjencë kontaktoni 080012233”, ka shkruar ai në Facebook.