Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vazhdimisht po i kritikon masat që Qeveria e Kosovës po i ndërmerr për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ahmeti ka kritikuar sistemin qeverisës duke thënë se në Prishtinë kryhen më shumë teste se në qytetet e tjera përreth.
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
“Sistemi i qeverisë për masa: – Prishtina në zonën e kuqe, e Lipjani e Graçanica zonë e gjelbër thua se jemi qindra kilometra larg.
-në qoftë se një komunë nuk e teston askënd, pra nuk ka raste pozitive atëherë është në zonën e gjelbër
– Prishtina me 12000 teste natyrisht se ka me dal me numër më të madh se sa Ferizaji me 350 teste.
-jombylljes me këso parimesh e kriteresh!
– jombylljes pa ndihmë ekonomike për bizneset dhe qytetarët” ka shkruar ndër të tjera Ahmeti në Facebook. /Gazeta Sinjali/