image Shpend Ahmeti kritikon mediat që punën e tij nuk e transmetuan në lajme

Kosovë

Reagim/ Shpend Ahmeti kritikon mediat që punën e tij nuk e transmetuan në lajme

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, është shprehur i pakënaqur për faktin se ndërtimi i çerdhes më të madhe në Kosovës nuk është transmetuar në lajmet qëndrore.

“Asnjë televizion nuk e dha lajmin për çerdhen më të madhe në Kosovë në lajmet qendrore”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka ironizuar duke thënë se fëmijët nuk janë të rëndësishëm tani, por më shumë janë polemikat mes politikanëve dhe thashethemet.

“Fëmijët nuk janë me rëndësi si duket. Por të shamet dhe kush kujt çka i tha janë me rëndësi”, ka shkruar ai./ Gazeta Sinjali/

Asnjë televizion nuk e dha lajmin për çerdhe më të madhe në Kosovë në lajmet qendrore. Fëmijët nuk janë me rëndësi si…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Wednesday, February 5, 2020