image Shpend Ahmeti komenton vendimin e Kurtit: Pse Bosnja është pjesë e krejt vendimeve për taksën?

Kosovë

Reagim/ Shpend Ahmeti komenton vendimin e Kurtit: Pse Bosnja është pjesë e krejt vendimeve për taksën?

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar vendimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Ahmeti ka thënë se nuk e kupton pse Bosnja e Hercegovina është pjesë e këtyre vendimeve.

“Në krejt këto diskutime për taksen, nuk e kuptoj pse Bosnja është në krejt vendimet.  Kërkohen kushte nga Serbia, ndërsa taksa ndaj Bosnjës lidhet me veprimet e Serbisë”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se Kurti në një konferencë të mbajtur pasditen e sotme mori vendim që me 15 mars të largohet taksa pjesërisht, ndërsa më 1 prill të largohet taksa plotësisht në një periudhë 90 ditore./GazetaSinjali/