image Shpend Ahmeti kërkon drejtësi për vrasjen e Arben Xheladinit e Mon Balajt

Kosovë

Përkujtim/ Shpend Ahmeti kërkon drejtësi për vrasjen e Arben Xheladinit e Mon Balajt

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë është shqetësuese që as pas kaq vitesh askush nuk ka dhënë llogari e as nuk është dënuar për vrasjen e Arben Xheladinit e Mon Balajt dhe për plagosjen e dhjetëra personave në protestën e 10 shkurtit kundër Pakos së Ahtisaarit, shkruan Gazeta Sinjali

“Pa marr parasysh se a pajtohemi me protesten e 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit, vrasja e Arben Xheladinit e Mon Balaj, dhe plagosja e dhjetëra tjerëve pa llogaridhënie e dënime duhet të na brengos të gjithëve.  Sot kujtojmë Arbenin e Monin!”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se sot janë bërë 13 vjet prej kur u vranë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini gjatë demonstratave të organizuara nga kjo parti kundër Pakos së Ahtisaarit.

Me rastin e 13-vjetorit të vrasjes së tyre, Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zyrtarë tjerë të partisë e familjarë, ka bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit dhe Mon Balajt si dhe te pllakat e vendosura në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, aty ku ishin qëlluar dy aktivistët me plumba gome nga policia rumune./GazetaSinjali/