image Shpend Ahmeti iu dërgon mesazhe telefonike prishtinasëve: Rri n’shpi
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Parandalimi/ Shpend Ahmeti iu dërgon mesazhe telefonike prishtinasëve: Rri n’shpi

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përveç apeleve të ndryshme, e masave që ka ndërmarrë së fundmi, po iu dërgon qytetarëve mesazhe në numrat e tyre të telefonit, për të ju kërkuar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Në mesazhin e dërguar nga kryetari Ahmeti, ai porosit, se është koha të ruajmë dhe respektojmë njëri-tjetrin, duke qëndruar në shtëpi.

“Koha eshte te ruajme e respektojme njeri tjetrin. Per te miren e Juaj dhe familjes suaj, Ju lutem #rriNshpi. Do te ja dalim se bashku. Shpend Ahmeti”, ka shkruar kreu i Prishtinës në mesazhin dërguar qytetarëve.