Bashkëthemeluesi i platformës Sbunker dhe ish drejtuesi i Organizatës FOL, Petrit Zogaj, ka reaguar në Facebook pas arritjes së marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes PSD-së dhe AAK-së.
Zogaj ka deklaruar se “të gjithë e dimë që Shpendi ishte një strukturë e AAK brenda LV. Befasi ishte shkuarja në LV por jo kthimi në AAK.”
Një deklaratë kjo mjaft e çuditshme duke qenë se nuk dihet se në kënd aludohon z.Zogaj kur thotë “të gjithë”.
Më tej, ai e cilëson koalicionin në fjalë me terme negative, duke thënë se nuk është i shpresës e as fitues, dhe se e vetmja e mirë e tij do të ishte nxitja e lëvizjeve tjera që do të mund të sillnin ndryshimin potencial.
Ky është statusi i plotë i tij në Facebook:
Me qene te sinqerte me veten, te gjithe e dime qe Shpendi ishte nje strukture e AAK brenda LV. Befasi ishte shkurja ne LV, por jo kthimi ne AAK.
Ky koalicion nuk eshte i shpreses, as fitues e aq me pak permbylles i tranzicionit te zgjatur tejmase.
E vetmja e mire nga kjo marreveshje ne mes AAK dhe PSD eshte qe do te nxite levizje te tjera, ku mund te priten koalicione qe do te ishin ndryshimi potencial dhe normalizimi i nderrimit te strukturave ne pushtet.