image Shpend Ahmeti hidhëron meraklitë e fishekzjarreve, ky është vendimi i fundit ku parashihet gjoba

Kosovë

Shpend Ahmeti hidhëron meraklitë e fishekzjarreve, ky është vendimi i fundit ku parashihet gjoba

news image

Shpend Ahmeti ka njoftuar se është ndaluar përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas urdhëresës së nxjerrë, Ahmeti thotë se kushdo që vepron kundër do të gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Njoftimi i plotë:

Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike

Kryetari Shpend Ahmeti nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

No photo description available.

/Gazeta Sinjali/