Shpend Ahmeti e ka komentuar rrahjen e Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit. I ftuar në “Dpt te Fidani”, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, thotë se Dardan Molliqaj i ka thënë se mbrëmë ka ndodhur vetëm një shtyerje. “Le ta hetojnë organet e rendit” u shpreh Ahmeti, transmeton Gazeta Sinjali.
Më tej, tha se më gjatë e njeh Haki Abazin se Dardan Molliqajn.
“Hakiun e njoh me mirë se Dardanin”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se mbrëmë në emision disa gjëra Dardan Molliqaj i ka thënë të sakta.
“Është e vërtetë që Hakiu ka tentu me nda Vetëvendosjen një kohë të gjatë”, tha Ahmeti, shkruan Gazeta Sinjali.
Më tej shpreh habi se si Haki Abazi ia ka përmenduar gruan në emision Dardan Molliqajt.
Shtoi se PSD nuk e përkrahë dhunën dhe se distancohen nga dhuna./Gazeta Sinjali/