Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sërish ka bërë apel te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka rekomanduar disa gjëra me të cilat sipas tij mund të angazhohen këto ditë duke qëndruar brenda.
“Libra, filma e seriale. Bisedë me njëri tjetrin në familje, më shumë kohë për gatim të përbashkët. Riorganizim i dollapeve, e “generallkë” në shtëpi. Aty këtu ndonjë gozhdë apo naj poç që duhet me ndërru”, ka shkruar Ahmeti,/Gazeta Sinjali/