Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ia dorëzoi mandatin e tij kryetarit të ri, Përparim Ramës. Mirëpo, Ahmeti ka ankesa ndaj komunës.
Ai ka ironizuar me borën nëpër rrugët e Prishtinës, duke thënë se për pak ishte duke bërë aksident.
“Kesh tu bo ndeshje, si kishin pastru rrugët. Komuna e Prishtinës ku jeni? ”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
“Mirë qenka qështu!”, ka shtuar ai duke lënë të kuptohet se më lehtë është në rolin e kritikut.