image Shpend Ahmeti: Albin Kurti mos të na fyej intelegjencën

Kosovë

Deklaratë/ Shpend Ahmeti: Albin Kurti mos të na fyej intelegjencën

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti lidhur me dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë që Albin Kurti “mos të na fyej intelegjencën”, pasi që Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrim lidhur me dorëheqjen e Konjufcës, kur fillimisht Vetëvendosje kishte deklaruar se nuk do të jap dorëheqje.

“Mos të na fyej intelegjencën, këto janë lojra fjalësh, krejt Kosova u çua në këmbë duke thënë që Glauku duhet të jap dorëheqje nga Kuvendi, e tash kur ai dha këta për mos me dalë që e kanë ndërru fjalën, thonë që Glauku nuk ka dhënë dorëheqjë por është bërë Ministër i Jashtëm”, ka thënë Ahmeti në t7.

Gjithashtu, Ahmeti theksoi se Vetëvendosje më nuk është parti me ideal, por është si gjithë të tjerat, parti normale, pa ideal.

Kujtojmë që gjatë kohës sa ishte Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit, pas ofertës së LDK-së, që Konjufca të largohej nga pozita e kryetarit të Kuvendit për një vit deri në mandatimin e presidentit, Vetëvendosje kishte refuzuar dorëheqjen e tij, duke thënë se ai është zgjedhur në mënyrë demokratike nga deputetët e Kuvendit të Kosovës./ Gazeta Sinjali/