Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim të dyshuarin për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, incident ky që ndodhi javën e kaluar në Klinë, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari Pajtim Etemi, i cili ndodhet në arrati, po kërkohet për gjuajtjen me armë në drejtim të kamerierit të lokalit “Doni”, në fshatin Potereq të Klinës.
Përmes një njoftimi për media, i është publikuar fotografia Etemit dhe është kërkuar ndihmë nga qytetarët.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë.