image Prokuroria Speciale dhe ajo Themelore bëhen me kryeprokuror

Prokuroria Speciale dhe ajo Themelore bëhen me kryeprokuror

news image

Këshilli Prokurorial të Kosovës shpallën sot konkurset për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Kjo u bë pas miratimit të Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive. Kryetari i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, tha se konkurset do të jenë te hapura 15 ditë, nga ditae shpalljes në gazetën shtetërore.

“Pas një pune intensive, në bashkëpunim me ndërkombëtarët, ekspertët, sot para jush e kemi nxjerrë draftin përfundimtar të rregullores. I kemi pranuar të gjitha rekomandimet që kanë qenë të pranueshme, që e kanë rritur avancimin e rregullores së mëparshme, garantojnë demokracinë dhe ka ndryshime esenciale”, tha ai.

Kryetari i Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi bëri të ditur se procesi i emërimit të prokurorëve do të sigurojë edhe një procedurë të pavarur të KPK-së.  

“Përmes miratimit të kësaj rregullore dhe përmes zgjedhjes së kandidatëve duke pasur parasysh aftësitë menaxheriale, përvojën. KPK ka organizuar shumë takime dhe ka avancuar politikën në gjithë transparencën dhe ka zhvilluar dëgjim publik”, tha ai.

Në këtë mbledhje, kryeprokurori , Aleksandër Lumezi u shpreh se duhet të ketë incizim të bisedës me kandidatët. Sipas tij, nuk ka kritere për intervistimin e kandidatit, ndërsa incizimi nuk duhet të shërbejë për nevoja të procedurës. Ndërsa Bahri Hyseni bëri të ditur se kanë marrë dy kërkesa për masa disiplinore ndaj dy prokurorëve. Për këtë, me anë të shortit u zgjodhën edhe anëtarët e panelit hetimor për rastin AD.nr.17/19, e që janë: Valdet Gashi, Ismet Rrahmani , Nijazi Rexha./ Sinjali/