Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për hapjen e konkursit për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit pasi kryeprokurorit aktual, Aleksandër Lumezit, i përfundon mandati më 21 prill të këtij viti.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Astrit Kolaj nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Konkursi për këtë pozitë do të jetë i hapur 15 ditë pas shpalljes së tij, duke filluar nga data 17 janar.
Ky vendim u mor në takimin e parë për këtë vit, që Këshilli Prokurorial i Kosovës mbajti dje.