image Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Beograd

Rajon

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Beograd

news image

Në seancën e Shtabit të Krizave në Serbi është vendosur që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Beograd, transmeton Gazeta Sinjali.

Siç sqaroi më parë nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiq për TV Prva, kjo është një procedurë standarde në mënyrë që masat e shpallura nga presidenti i Serbisë mbrëmë, të cilat kanë të bëjnë me situatën e përkeqësuar epidemiologjike në Beograd, mund të ndryshojnë.

Ai sqaroi se duhet të përmbushen disa kushte formale për t’i zbatuar masat e Shtabit të Krizave të Republikës dhe e para është që të organizohet një seancë e Shtabit të Emergjencave të Qytetit dhe të deklarohet një situatë e jashtëzakonshme në territorin e qytetit të Beogradit.

Vesiç specifikoi ai, sipas procedurës, Qeveria e Serbisë më pas do të marrë një vendim për të paraparë masa të caktuara në territorin e Beogradit, bazuar në vendimin e selisë së qytetit për të shpallur gjendje emergjente.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë njoftoi për disa nga masat që kanë nisur të zbatohen nga sot.

“Do të doja të kisha një situatë më të favorshme. Problemi më i madh është Beogradi, 82.5% e të infektuarve janë në Beograd”, tha fillimisht Vuçiq. /Gazeta Sinjali