image Shpallet fajtor miliarderi për vrasjen e zëdhënëses së tij

Botë

Shpallet fajtor miliarderi për vrasjen e zëdhënëses së tij

news image

Është shpallur fajtor miliarderi amerikan, Robert Durst, për vrasjen e mikeshës së tij, Susan Berman në vitin 2000.

Durst u shpall fajtor për vrasjen e Berman, pasi kjo e fundit tentoi të kontaktojë me policinë rreth zhdukjes së bashkëshortes së tij.

Ajo ishte gjetur e qëlluar me armë në kokë në shtëpinë e saj në “Beverly Hills”.

Psikopat narcist”, kështu u quajt miliarderi nga prokurorët. Ai tani duket se do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg.

Vendimi për kohëzgjatjen e dënimit pritet të merret më datë 18 tetor, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Viktima, Susan Berman merrej me shkrime rreth krimeve dhe kur Drust dyshohej për zhdukjen e bashkëshortes, ajo kishte shërbyer si zëdhënëse e tij.

Gruaja e Drust, Kathleen McCormack, ishte zhdukur në vitin 1982, e cila u cilësua e vdekur.

Prokurorët bënë të ditur se Durst në të vërtetë ka vrarë tre persona, përfshirë një fqinj të moshuar. Por ai u lirua nga akuza për vrasjen e fqinjit me arsyetimin se ka vepruar në vetëmbrojtje. /GazetaSinjali/