image Shpallen të pafajshëm Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti dhe të gjithë të tjerët e rastit “Pronto”

Politikë

Drejtësi/ Shpallen të pafajshëm Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti dhe të gjithë të tjerët e rastit “Pronto”

news image

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit e rastit “Pronto”.

Adem Grabovci, Zenun Pajazit, Besim Beqaj dhe 8 të akuzuarit e tjerë janë shpallur të pafajshëm në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gazeta Sinjali merr vesh se të gjitha akuzat janë hedhur poshtë nga gjyqtari i rastit.

Kryetari i trupit gjykues gjykatësi Shashivar Hoti, ka bërë të ditur vendimin, duke sqaruar se për Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe 8 të akuzuarit e tjerë nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar.

Në mesin e 11 të akuzuarve ishin, ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, deputeti aktual i PDK-së, Zenun Pajaziti, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu, ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti, ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi, ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltari politik në MPB, Sedat Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj dhe Rexhë Abazi./Gazeta Sinjali/